Policia e Delvinës ka proceduar tre persona, të cilët akuzohen për zjarrvënie.
Alfred Muçi, 56 vjeç, Dilaver Guga, 60 vjeç dhe Serjan Çepe, 34 vjeç dyshohet se më 24 korrik, rreth orës 02:00 të mëngjesit kanë ndezur zjarr në një zonë të pyllëzuar në Kalasë.
Si pasojë zjarri përfshiu zonat përreth dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në fshatrat Senicë, Tatëzat, Vergo, Kopaçez dhe në malin e Galishtës.
Nga verifikimet rezulton se janë djegur 18 banesa (të banuara dhe të pabanuara) në Senicë, një kishë, rreth 20 000 rrënjë ullinj dhe 200 koshere me bletë.