-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nënë e bir përfitojnë 400 mijë euro pension për 20 vite nga vdekja e gjyshes

Kryesoret

Një nënë dhe djali i saj po hetohen për mashtrim të rëndë ndaj shtetit, pasi për më shumë se 20 vite kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga pensioni i një gruaje që vdiq në mars të vitit 2005.

Ata përdorën një llogari bankare të përbashkët me të ndjerën dhe nuk raportuan vdekjen e saj, duke përfituar rreth 400,000 euro.

Hetuesit zbuluan gjithashtu përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, ku ishin plotësuar dhe nënshkruar formularë që përmbanin informacionin personal të të ndjerës edhe shumë vite pas vdekjes së saj.

Kjo përforcon akuzat ndaj tyre.

Gjatë hetimeve, Instituti Kombëtar i Sigurimeve Sociale (INPS) ka rikuperuar një pjesë të shumës së përfituar në mënyrë të paligjshme, ndërsa pjesa tjetër e fondeve është sekuestruar nga policia financiare.

Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe përgjegjësitë e tjera të mundshme në këtë rast.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit