-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për sot

Kryesoret

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në territorin shqiptar.

Moti do të paraqitet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore, ku do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët. Zonat më të prekura do të jenë ato me reliev malor në veri dhe verilindje të vendit. Në orët e mesditës priten reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi në verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 17 m/s.

Sa i përket gjendjes në det, parashikohet valëzim i lehtë me forcë 1 deri në 2 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit