Ditën e djeshme një aksident ka ndodhur në Borsh, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
29-vjeçari me iniciale M.Q., me makinën tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një furgon. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit K.M., 66 vjeç dhe pasagjerja D.P., 70 vjeç.
Ndërsa 29-vjeçari dhe pasagjeri i tij P.A., 23 vjeç janë dërguar në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë ditën e sotme policia e Vlorës arrestoi 29-vjeçarin, i cili ëashtë autori i aksidentit dhe vdekjes së dy personave të tjerë.