Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti ka reaguar ndaj emërimeve të 4 nënkryetarëve në bashkinë e kryeqytetit.
Teliti me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e legjitimitetit të humbur. Ai nënvizon se populli i Tiranë nuk është i mashtrueshëm.
“Emërimet e katër nënkryetarëve në Bashkinë e Kryeqytetit nuk janë gjë tjetër veçse tentativa e dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e një legjitimiteti të humbur, duke gjetur “prestanome” të rinj për t’u shfaqur nëpër ekrane! Tirana nuk ka nevojë për “inxhinierë” të tjerë të zvarritjes dhe çimentimit të keqadministrimit që po mbyt këtë qytet. Populli i Tiranës nuk është i mashtrueshëm. Tiranës nuk i duhet asnjë “zgjidhje” kozmetike që thellon varësinë e qeverisjes lokale ndaj asaj qendrore”, shprehet Teliti.