Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se njohja e shtetit palestinez do të ndodhë në fund të negociatave mes Izraelit dhe Palestinës, por theksoi se ky proces duhet të nisë sa më shpejt. Ai paralajmëroi se Gjermania është lodhur nga vonesat e Izraelit dhe se vetëm një marrëveshje me dy shtete mund të sjellë paqe të qëndrueshme në rajon.
Wadephul tha se negociatat janë mënyra e vetme për të siguruar një jetë të qetë dhe dinjitoze për njerëzit në të dyja anët, duke e bërë të qartë se Berlini pret hapa konkretë në këtë drejtim.
Deklarata e tij erdhi pak para udhëtimit që ai do të bëjë në Izrael, në një moment kur tema e njohjes së Palestinës po diskutohet shumë në arenën ndërkombëtare.