Disa nga bizneset në korçë po protestojnë për lrimin e hapësirave publike. Ata kanë vendour në xhamat e lokaleve në pedonale të Korçës disa fleta dhe kanë shprehur shqetësimin dhe pakënqësinë për mungesën e dialogut.
Gjithashtu ata kërkojnë dhe shtyrjen e afatit pasi aktiviteti turistik është në kulmin e tyre dhe bizneset marrin të ardhurat vjetore në këtë sezon.
Disa nga mesazhet që janë vendosur në fleta:
“Nuk jemi zaptues, por taksapagues – duam dëmshpërblim!”
“Pse njoftohemi vetëm 4 ditë para dhe në mes të sezonit?”
“A ka partneritet pa konsultim? Bizneset tona nuk janë armiku juaj.”
“Kërkojmë shtyrje të afatit deri në fund të sezonit turistik.”
“Përse kjo arrogancë, përse kjo prepotencë? Pse ky diktat?”
“Ku fshihet qëllimi real? Doni të na zboni nga Shqipëria?”