-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

Kryesoret

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në Shqipëri ka 328 makina për çdo 1,000 banorë, që do të thotë se vetëm një në tre banorë zotëron një automjet.

Pavarësisht rritjes së treguesit për shkak të rishikimit të popullsisë me ulje dhe shtimit të numrit të automjeteve në 2024-n, kjo normë është dukshëm më e ulët krahasuar me pjesën më të madhe të kontinentit. (në vitin 2023, Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1000 banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që është e llogaritur në bazë të popullsisë së vjetër rreth 2.7 milionë banorë, ndërsa me Censin e ri popullsia zbriti në rreth 2.4 milionë banorë).

Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet më lart se vetëm disa vende: Bosnja dhe Hercegovina (321), Maqedonia e Veriut (303), dhe Turqia, që ka nivelin më të ulët në Europë me vetëm 189 makina për 1,000 banorë.

Ndërkohë, Kosova ka një normë më të lartë se Shqipëria, rreth 349 makina për 1,000 banorë (sipas të dhënave të vitit 2023), ndërsa Mali i Zi qëndron ndjeshëm më lart me 417. Serbia dhe Gjeorgjia kanë gjithashtu norma më të larta, respektivisht 377 dhe 388 makina për mijë banorë.(lexo KËTU për më shumë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit