Në orët e para të mëngjesit, Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa në Ukraiinë dhe si pasojë gjashtë persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur.
Në mesin e të vrarëve është edhe një gjashtëvjeçar, ndërsa tri viktima tjera janë konfirmuar në hapësirat e një blloku banesash që është rrëzuar si pasojë e sulmeve.
Tymur Tkachenko, shef i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se numri i viktimave mund të rritet, pasi dëme janë shkaktuar në dhjetëra lokacione në kryeqytetin ukrainas.









