Ditën e sotme deputetët nga të gjitha grupet parlamentare do të marrin pjesë në një takim diskutues. Takimi do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Hotel Prishtina dhe do të diskutohet për gjendjen e demokracisë në vend, si dhe mundësinë e rikthimit të konsensusit politik.
Takimi me titull “Kuvendi në pauzë, demokracia në sprovë: A është kompromisi dhe konsensusi zgjidhja?” organizohet nga Friedrich Ebert Stiftung (FES), Zyra në Prishtinë, dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Në panelin e diskutimit do të jenë të pranishëm përfaqësues të gjitha partive parlamentare: Nezir Kraki (LVV), Vlora Çitaku (PDK), Hykmete Bajrami (LDK), Lahi Brahimaj (AAK) dhe Arbëreshë Krasniqi (NISMA Socialdemokrate).