Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një mbledhje të qeverisë tha se do të hiqen tarifat doganore 10% për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti u shpreh se kjo dëshmon për marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Tani e tutje të gjitha produktet nga SHBA do kenë zero për qind tarifë kur të hyjnë në Kosovë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, tha Kurti.