Dua Lipa mbrëmë solli hitet e saj më të mëdha në skenën e Festivalit Sunny Hill në Prishtinë. Gjithashtu Dua së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipa sollën edhe një hit të vjetër të grupit Gjurmët, “Era”.
Dua me anë të një postimi në rrjetin e saj social shprehet se ndarja e skenës me babain e saj ishte “një moment i paharrueshëm”.
“Ky festival është diçka që unë dhe familja ime e krijuam me shumë dashuri për qytetin tonë, PRISHTINËN, dhe ta shohësh të realizohet kështu është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar. Të ndaj këtë natë me të gjithë ju, në qytetin që më formoi, e rrethuar nga kaq shumë energji, gëzim dhe krenari… është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Të performoj për ju dhe të ndaj skenën me babanë tim Dukagjin Lipa, ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Ndihem kaq jashtëzakonisht me fat dhe mirënjohëse. Dhe kemi ende dy net të tjera për të festuar së bashku!! JU DUA me krejt zemrën”, shkruan Dua Lipa në Instagram.