-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania shqyrton sanksione ndaj Izraelit për shkak të krizës humanitare në Gaza

Kryesoret

Qeveria gjermane ka sinjalizuar se po vlerëson mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Izraelit, si përgjigje ndaj përkeqësimit të gjendjes humanitare në Rripin e Gazës.

Kancelari Friedrich Merz deklaroi se një vendim përfundimtar mund të merret në ditët në vijim, pas dorëzimit të një raporti të detajuar nga Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul.

Wadephul ndodhet aktualisht në Lindjen e Mesme për të vlerësuar nga afër situatën në terren. Kancelari gjerman theksoi se situata në Gaza është “e papranueshme” dhe se Gjermania nuk mund të qëndrojë neutrale përballë vuajtjeve të civilëve palestinezë.

“Një mik i vërtetë i Izraelit duhet të flasë hapur kur të drejtat dhe dinjiteti njerëzor shkelën,” u shpreh Merz gjatë një konference për shtyp në Berlin.

Ky qëndrim shënon një ndryshim të ndjeshëm në politikën e jashtme gjermane, duke reflektuar rritjen e shqetësimit publik dhe ndërkombëtar për situatën humanitare në territorin palestinez.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit