Policia e Korçës ka proceduar penalisht 33-vjeçarin me iniciale M.U., nga Holanda, i akuzuar për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.
Holandezi ditën e djeshme është filmuar teksa po tërhiqte prej flokësh një vajzë të mitur në zonën më të frekuentuar të qytetit Korçë. Sipas policisë ai kishte kapur prej flokësh vajzën e tij të mitur.
Ndërkohë drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla, si dhe i fton të vijojnë t’i denoncojnë për çdo rast dhune që shohin, apo paligjshmërie.