Kisha e Shën Marisë në Mamurras, një ndër monumentet më të vjetra dhe me vlera të veçanta historike e kulturore në Kurbin, është restauruar plotësisht pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i vitit 2019.
Ministri i konomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja me anë të një postimi shprehet se kjo kishë bizantine është rikthyer si simbol i historisë, harmonisë fetare dhe turizmit të qëndrueshëm.
“Kisha e Shën Marisë në Mamurras, një perlë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Kurbinit, ndërtuar rreth shekullit XI, e ku Gjergj Kastrioti e Donika thuhet e vizitonin për meshë apo kremtimin e ceremonive fetare. Pas dëmtimeve nga tërmeti i 2019-s, falë partneritetit të MEKI-it me EU4Culture dhe UNOPS, kjo kishë bizantine është rikthyer si simbol i historisë, harmonisë fetare dhe turizmit të qëndrueshëm”, shprehet ministri Gonxhja.