-sidi education-spot_img
27.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata dënon Bardh Spahian me 100 mijë lekë për moszbatimin e vendimit gjyqësor

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, duke e dënuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh për moszbatimin e një vendimi të gjykatës.

Rasti lidhet me largimin nga detyra të ish-drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Molla, i cili kishte bërë kallëzim për shkarkimin e tij të padrejtë.

Hetimet kanë treguar se Spahia kishte organizuar një mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme, ku u mor vendimi për të mos riemëruar Mollën në detyrë.

Më pas, në një mbledhje tjetër të zhvilluar më 18 korrik 2022, Molla u shkarkua dhe u emërua Arvit Bushati si drejtor i ri i institucionit.

Sipas Prokurorisë, këto veprime janë kryer pavarësisht një vendimi gjykate që pezullonte shkarkimin e Mollës, i cili nuk u mor parasysh. Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata vendosi dënimin me gjobë për deputetin Spahia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit