Një 28-vjeçar shqiptar, i dënuar në Itali për trafik droge, është arrestuar pas gati dy vitesh në arrati.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi në dhjetor 2023 theu masën e arrestit shtëpiak në Milano dhe u largua nga vendi.
Pasi u kthye në Shqipëri, ai ndryshoi mbiemrin dhe më pas u rikthye në Itali me dokumente të reja, duke tentuar t’i shmangej dënimit me 3 vite burg dhe një gjobë prej 12.500 euro.
I riu u identifikua gjatë një kontrolli rrugor në zonën San Giovanni, Duino, ku policia e kapi dhe më pas e dërgoi në burgun e Coroneos për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit: 2 vite, 9 muaj dhe 14 ditë.