Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të presë në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.
Takimi do të mbahet në ora 15:00 në Kabinetin e Presidencës. David A. Baker ka mbërritur në Kosovë dje dhe u prit në aeroport nga e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.
Gjithashtu ai do të zhvillojë takime edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.