-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa i ka kërkuar qeverisë dhe bashkive respektive, të dëmshpërblejnë familjet e dëmtuara nga zjarret në Delvinë.

Zhupa shprehet se banorët janë të gjithë të prekur dhe dëmshpërblimi monetra mund të rikuperojë dhe të vazhdojnë jetesën në fshat.

Ajo nënvizon se dëmet duhet të dëmshpërblehen në mënyrë të shpejtë, efektive dhe në mënyrë të plotë.

“Të ngrihet menjëherë një grup i përbashkët pune me përfaqësues të pushtetit lokal dhe pushtetit qëndror, që të kalojë shtëpi më shtëpi dhe të bëjë evidentimin e plotë të dëmeve që ka shkaktuar kjo fatkeqësi e madhe që u ka ndodhur banorëve.

Është i rëndësishëm evidentimi, ashtu siç është i rëndësishëm dëmshpërblimi i plotë monetar i banorëve, në mënyrë të tillë që të kenë mundësi të rikuperojnë dhe të vazhdojnë jetesën e tyre në këto fshatra të bekuara nga Zoti, por mesa duket të pamundura për të jetuar në këto kushte që u janë shkaktuar tashmë nga zjarri.

Dëmet duhet të dëmshpërblehen në mënyrë të shpejtë, efektive dhe në mënyrë të plotë.

Nuk duhet të shohim të njëjtin menaxhim siç ndodhi me zjarret edhe në situatën pas zjarreve.

Duhet t’u qëndrojmë banorëve në krah, në mënyrë të tillë që të kemi shpresë për këto fshatra, që edhe ata të zgjedhin të qëndrojnë në vazhdimësi në Shqipëri.”, shprehet Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit