-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bilanci i Policisë: 103 operacione në një muaj

Kryesoret

Gjatë muajit korrik, Policia e Shtetit ka zhvilluar 103 operacione, duke arrestuar 761 persona për vepra penale të ndryshme dhe asgjësuar 52,934 bimë kanabis.

Janë sekuestruar gjithashtu 2.5 kg kokainë, 6.2 kg kanabis, 33 armë zjarri, si dhe pasuri me vlerë rreth 1.6 milionë euro.

Në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, janë sekuestruar rreth 2700 çadra dhe shezlongë, ndërsa janë goditur dhjetëra raste ndërtimesh pa leje dhe pushtimi hapësirash publike.

Policia ka ndërhyrë në 44 raste zjarrvënieje, ka dhënë ndihmë për 55 qytetarë në rrezik dhe ka kryer qindra kontrolle për sigurinë rrugore dhe kufitare.

Mes të tjerash, janë ndaluar 226 drejtues mjetesh, ndërsa janë zbuluar edhe trafikime armësh, falsifikime dokumentesh dhe kalime të paligjshme të kufirit.

Policia konfirmon angazhimin maksimal për siguri, parandalim krimi dhe ndëshkim të paligjshmërisë në të gjithë vendin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit