Mbrëmjen e djeshme 28-vjeçari Juglen Abazi u plagos me armë zjarri në zonën e Freskut në rrugën “Thoma Filipeu”. Policia ka arritur që të identifikojë autorin Klejvis Caka (Lusha) që ka plagosur 28-vjeçarin.
Një 27-vjeçari Xhonatan Qerimi Q., u arrestua për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, ndërsa është shpallur në kërkim Andi Gurra 26 vjeç për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se Xhonatan Qerimi dhe Aandi Gurra kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.








