Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin portugez Zhoao Palhinja, duke hyrë në bisedimet përfundimtare me Bayern Munich për një huazim njëvjeçar me klauzolë blerjeje jo të detyrueshme.
Palhinja, i transferuar te Bayern nga Fulhami për 51 milionë euro verën e kaluar, nuk ka gjetur hapësirat e pritura në formacionin e trajnerit Vincent Kompany dhe pritet të rikthehet në Premier League.
Me përvojën e tij në futbollin anglez dhe profilin si mesfushor mbrojtës, 29-vjeçari shihet si një përforcim strategjik për Tottenhamin në prag të rikthimit në Ligën e Kampionëve, nën drejtimin e trajnerit të ri Thomas Frank.