Policia do t’i vazhdojë përkohësisht kontrollet kufitare me Gjermaninë deri më 4 tetor, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwinski. Këto kontrolle kanë si qëllim ndaljen e migrimit të paligjshëm.
Gjermania ka nisur të kryejë kontrolle rastësore kufitare në kufirin polak prej tetorit të vitit 2023 dhe i ka intensifikuar ato pasi Qeveria e kancelarit Friedrich Merz, është ngjitur në pushtet në maj.
Kryeministri polak, Donald Tusk ka sinjalizuar se kjo masë mund të largohet nëse ndryshon politika kufitare e Gjermanisë.