Ditën e sotme presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për tu njohur me akuzat.
Kujtim Çakrani, avokati i Metës pasi doli nga SPAK në një deklaratë për mediat u shpreh se akuzat kanë rezultuar zero. Ai tha se sot Meta ka kërkuar nga SPAK që të bëhen hetimet të thelluara se kush i bëri kërkesat për lobim.
“Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe i ka kërkuar organit të akuzës se përse nuk kanë bërë hetime të thelluara se kush ka bërë kërkesat për lobimin.
Seanca ishte e qetë.
Ish-Presidenti nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni. Mali i madh i akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, sot ka rezultuar zero”, tha ai.