Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, deklaroi më 4 gusht se Izraeli do të bëjë të pamundurën që çështja e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës të jetë prioritet në agjendën ndërkombëtare.
Ai tha se do të marrë pjesë në mbledhjen e posaçme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, e kërkuar nga Izraeli për të diskutuar këtë çështje urgjente.
Ky zhvillim vjen pas publikimit të tri videove nga grupet militantë Hamas dhe Xhihadi Islamik, që tregojnë pengje izraelite në gjendje të rëndë shëndetësore, një fakt që ka tronditur opinionin publik izraelit.
Kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti Hamasin “të pamëshirshëm” dhe dënoi kushtet e rënduara të pengjeve, duke kërkuar ndërhyrjen e Kryqit të Kuq për sigurimin e ndihmave humanitare.
Ndërkohë, Hamasi ka kërkuar hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar hyrjen e ushqimeve dhe barnave në Gaza, ku situata humanitare është përkeqësuar nga bllokada izraelite dhe kufizimet.