Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se këtë javë do të thërrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të dhënë udhëzime të reja për operacionet ushtarake në Rripin e Gazës.
Në mbledhjen e qeverisë, ai theksoi se objektivat kryesore mbeten të njëjtat: mposhtja e Hamasit, lirimi i pengjeve dhe eliminimi i kërcënimit nga Gaza.
Edhe pse nuk u dha një datë e saktë, Netanyahu la të kuptohet se vendimet e reja do të kenë peshë në fazat e ardhshme të konfliktit.