Ditën e djeshme për shkak të motit të keq një anije që transportonte rreth 150 persona u mbyt në brigjet e Jemenit. Si pasojë kanë humbur jetën 60 emigrantë. Mediat e huaja shkruajnë se anija u përmbys pranë provincës jugore Abyan të Jemenit dhe se janë gjetur 68 trupa.
Shefi i Jemenit për Organizatën Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) Abdusattor Esoev tha se 12 persona ishin shpëtuar dhe dhjetëra të tjerë ende rezultojnë të zhdukur. Gjithashtu ai tha se anija mbante rreth 157 emigrantë në një rrugë të rrezikshme në zonën e gjerë bregdetare që përdoret shpesh nga kontrabandistët e njerëzve.
Ndërsa drejtoria e sigurisë në Abyan tha se shumë trupa të pajetë ishin gjetur në një zonë të gjerë të bregdetit. Shumica e viktimave besohet të jenë etiopianë.