Ditën e sotme në orën 11:00, presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës do ti komunikohet akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Metës do t’i njoftohet mbyllja e hetimeve për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
Ai do të shoqërohet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij Kujtim Cakran, ku do të firmosë për mbylljen e hetimeve. Meta është arrestuar që me 21 tetor dhe është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.