Një tornado e papritur goditi plazhin e Macarese në rajonin e Lacios, duke ngritur në ajër çadrat dhe shezlongjet, për të cilën pushuesit përjetuan momente paniku.
Moti u përkeqësua shpejt, dhe era e fortë zgjati vetëm disa minuta, por mjaftoi që njerëzit të vraponin për t’u larguar nga zona.
Sipas dëshmitarëve dhe punonjësve në plazh, fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa më pas situata u stabilizua. Autoritetet thanë se ky fenomen është i rrallë për këtë stinë dhe lidhet me motin e paqëndrueshëm që ka qenë në zonë ditët e fundit.