-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha në Romë: Italia, mbështetëse kryesore e së ardhmes europiane të Shqipërisë

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali, ku është takuar në Romë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin italian të Jashtëm, Antonio Tajani.

Takimi u përqendrua te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Hoxha theksoi se Shqipëria dhe Italia vijojnë të kenë një partneritet të ngushtë, ndërsa vlerësoi mbështetjen italiane për procesin e integrimit europian të vendit.

Sipas tij, në takim u diskutua për çështje që lidhen me sigurinë, ekonominë, energjinë, migracionin, turizmin dhe forcimin e lidhjeve mes dy popujve.

“Shqipëria dhe Italia ndajnë një bashkëpunim të konsoliduar dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen. Italia mbetet një partner kyç për vendin tonë dhe një mbështetëse e rëndësishme në rrugën drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Hoxha pas takimit në Romë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit