Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në fshatin Paçram të Vau i Dejës është gjetur pa jetë F. Ll., 65 vjeç, me dyshimin se është vrarë me armë zjarri.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit apo autorëve.









