Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje që ka ndodhur më 27 korrik në lagjen “Hajro Çakërri”. Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Me 1 gusht u arrestua 42-vjeçari Kleanth Bylyku alias Armando Gega, banues në Vlorë, në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Ndërsa në prill u arrestua 37-vjeçari Eris Mehmeti, me origjinë nga Tropoja,për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Gjithashtu është shpallur në kërkim 53-vjeçari rumun Daniel Cornea, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Ndaj tij është lëshuar urdher arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Në hetim është edhe një tjetër, 26 vjeçari me inicialet I. S., i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.