-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku: Shërbime më të lehta për të moshuarit në E-Albania

Kryesoret

Ditën e sotme u prezantuan 13 kryetarët e rinj të njësive administrative në Fier. Zv.kryeministrja Belinda Balluku u kërkoi atyre më shumë angazhim në forcimin e administratës lokale dhe në përmbushje të angazhimit ndaj qytetarëve.

“Duhet te keni në ekipe djem edhe vajza që i përgjigjen teknologjisë. Duhet të ofrojmë shërbime që të moshuarit apo të tjerë nuk i marrin dot nëpërmjet telefonit. Siç është rasti i E-Albania kur shumë noterë abuzojnë me të duke e ofruar si shërbim me pagesë. Fakti që qeveria shqiptare është votëbesuar më shumë, kryesisht në qarkun e Fierit na bën neve akoma edhe më të përgjegjshëm. Ashtu siç ata na votëbesuan ashtu duhet t’ja kthejmë ne me punën tonë”, u shpreh ajo.

Balluku theksoi se prioritet duhet të jetë lirimi i hapësirave publike.

“Duhet të jeni në lartësinë e duhur sepse lirimi i hapësirave publike në Fier, nuk ka të njëjtën problematikë si në zona të tjera, situate është shumë e mirë. Por sërish ka ankesa nga qytetarët e ne po i procesojmë që kanë të bëjnë me parkingjet e pallateve. Edhe vetë fakti që qytetarët e mbështesin reformën për lirimin e hapësirave publike, ju duhet ta keni prioritet në punën tuaj”, u shpreh Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit