-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje nga vrasja në Lipjan, trupi i viktimës u tërhoq zvarrë dhe u gropos

Kryesoret

Ditën e djeshme Enver Bajraktari nga fshati Baicë i Lipjanit u gjet nga familjarët e tij i groposur, pasi u raportua i zhdukur.

Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në “Edicionin Special” tha se Enveri i kishte çuar lopën për kullotë në ara, para se të zhdukej.

“Unë si fillim jam kanë në një lokal ku shkojmë çdo mëngjes për kafe, kam taku një kojshi dhe më tha e e gjetët Velin, tha jo Veli s’o. E kam thirr kushëririn tjetër, Besartin, i cili tha se u zhduk prej djeshit. Kanë thirrë dronin policia. Kemi dal krejt teposhtë, rend komplet. Unë isha me një vëlla temin dhe një kojshi tjetër, kur shkum pak si poshtë, në dalje prej kollomoqit, tha diçka paska shku qisajd. Dhe për qatë gjurmë jena shku dhe e gjetëm venin. Nonstop me ne kanë qenë njësite policore”, tha Avni Bajraktari.

Më pas ai ka deklaruar se viktima nuk kishte probleme apo konflikte me ndonjë person të caktuar.

Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, viktima është gjetur nga familjarët, i groposur disa metra nën tokë në një arë të mbjellë me misër.  Grupi që po kërkonte Enverin arriti ta gjente vendin ku ishte varrosur, duke ndjekur shenjat që tregonin se ai ishte tërhequr zvarrë deri aty.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit