Ditën e djeshme u gjet i vdekur dhe i groposur një burrë në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit. Ai ishte raportuar si i vdekur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është zbuluar nga familjarët e viktimës, i cili ishte shpallur i zhdukur pak ditë më parë.
Dyshohet se viktima është Enver Bajraktari, për zhdukjen e të cilit familja kishte ngritur alarmin dhe kishte kërkuar ndihmë për ta gjetur.