Volodymyr Zelensky e cilësoi si “produktive” bisedën e tij me Presidentin amerikan Donald Trump, ku theksi kryesor ishte dhënia fund e luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas theksoi se ndërprerja e gjakderdhjes është e domosdoshme dhe falënderoi Trump për përpjekjet në këtë drejtim.
Zelensky bëri me dije se gjatë bisedës u koordinuan qëndrimet lidhur me situatën në front dhe u diskutuan sanksionet kundër Rusisë, të cilat po dobësojnë ekonominë e Moskës. Ai po ashtu vlerësoi mbështetjen financiare dhe ushtarake nga vendet e NATO-s, duke përmendur Hollandën, Suedinë, Norvegjinë dhe Danimarkën, që kanë siguruar më shumë se 1 miliard dollarë për furnizimin e armëve amerikane në Ukrainë.
Presidenti ukrainas theksoi se bashkëpunimi me aleatët do të vazhdojë për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin e vendit të tij.
/5pyetjet.al