Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka kritikuar ashpër politikën e administratës Trump lidhur me konfliktin në Iran, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të paorganizuara dhe se nuk kanë një strategji të qartë për të përfunduar luftën.
Gjatë një vizite në qytetin e tij të lindjes, Merz theksoi se regjimi iranian është më i fortë se sa ishte pritur, ndërsa akuzoi SHBA-në për keqkuptimin e situatës dhe përfshirjen në një luftë pa një plan konkret.
“Iranianët janë qartësisht më të fortë sesa ishte pritur dhe as amerikanët nuk kanë një strategji të qartë për të përfunduar këtë konflikt. SHBA-të kanë hyrë në këtë luftë pa një plan të mirëfilltë, dhe tani po përballen me pasojat e këtij gabimi. Ky është një moment ku udhëheqja amerikane po ballafaqohet me një realitet të ashpër që mund të shkaktojë një ngërç të ngjashëm me luftërat në Afganistan dhe Irak,” u shpreh Merz, duke e kritikuar ashpër mungesën e një qasjeje të qëndrueshme dhe të menduar për të dalë nga ky konflikt.
/5pyetjet.al









