Një zjarr ka shpërthyer në zonën e Grykshit në Peqin duke përsfhirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë ulliri.
Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe terrenit të thyer.
Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës për të izoluar flakën dhe shuarjen e plotë.