Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin G. Q., 21 vjeç, në kuadër të operacionit “Kryqëzimi”, pranë kryqëzimit të Valiasit.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Audi” dhe në banesë, u gjetën një armë zjarri me municion, një thikë, pranga si të Policisë dhe një kapuç për maskim.
I riu akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe mbajtje të sendeve të kundërligjshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.