Një 41-vjeçar në fshatin Qerekë të Krujës është arrestuar pasi kërcënonte me armë familjarët e tij.
Policia ndërhyri menjëherë dhe gjeti në banesë një kallashnikov dhe dy armë gjahu.
Falë reagimit të shpejtë, rreziku u shmang dhe autori u vu në pranga.
Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.