Gazment Bardhi publikoi një video nga një qendër votimi në Fier, ku shfaqet procesi i votimit nën kontroll.
Ai denoncon se votat nxirren nga kutia për t’u kontrolluar, duke cenuar fshehtësinë e votës.
Sipas tij, kjo është një farsë elektorale dhe një krim zgjedhor që nuk po ndëshkohet. Bardhi kritikon KQZ-në, Prokurorinë dhe SPAK-un për mosveprim ndaj kësaj situate.