Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të mërkurë në një galeri kromi në Bulqizë, ku ka humbur jetën një minator rreth 64 vjeç.
Ai është goditur nga një masiv shkëmbor gjatë punës në thellësi të galerisë.
Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, minatori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar protokollet e sigurisë në punë.
/5pyetjet.al