Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare aktivistja dhe ish e burgosura politike, Drita Kuçi, e njohur për angazhimin e saj në lëvizjet politike dhe rezistencën gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë.
Ajo ishte bashkëpunëtore e Ismajl Haradinajt në kuadër të LNÇKVSHJ-së dhe ishte dënuar politikisht në vitin 1981.
Lajmin e ka konfirmuar Nasim Haradinaj, i cili e ka cilësuar Kuçin si simbol të sakrificës dhe rezistencës për liri.
/5pyetjet.al









