Ditën e sotme ka nisur aksioni i lrimit të hapësirave publike në Lushnje. Në lagjen “Gafurr Muço’ policia bashkiake e Lushnjes, IMTV dhe policia e rendit janë përplasur edhe me deputetin Sajmir Korreshi dhe këshilltarët e opozitës.
Ata nuk lejojnë prerjen e pemëve dhe pretendojnë se bashkia po i pret pemët 30 vjeçare të mbjella nga vet pushteti lokal.
Ndërsa këshilltari i republikanëve në këshillin bashkiak të Lushnjës, Ilir Marku ka thënë se do të bëjë kallëzim penal ndaj punonjësve të IMT dhe bashkisë për prerjen e pemëve në pronën publike, e cila sipas tij është e ndaluar me ligj.