-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunohen Genard Hajdini dhe babai i tij në një lokal në Tiranë

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë, ku janë dhunuar influenceri i njohur Genard Hajdini dhe babai i tij, Paqësor Hajdini.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në një lokal në zonën e “Rrugës Bardhyl”.

Sipas dëshmisë së Genardit, konflikti nisi pas një debati për zhurmën në lokal dhe përfundoi me sulm fizik nga persona ende të paidentifikuar.

“Na rrafi njëri, na bëri peshk fare,” shprehet Hajdini në një video nga Spitali i Traumës, ku po merr mjekim. Ai thotë se sulmi nisi pas një shkëmbimi fjalësh mes autorit dhe babait të tij.

Policia ka marrë kallëzimet dhe po punon për identifikimin e autorëve. Hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Pyet ChatGPT-në

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit