Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka deklaruar se përmbushja e nevojave ushqimore të popullsisë duhet të bëhet një politikë shtetërore, duke e cilësuar si një detyrim kushtetues për çdo qeveri.
Gjatë një fjalimi në Këshillin Kombëtar për Sigurinë Ushqimore dhe të Ushqyerjes (CONSEA), ai tha se “nëse qeveria nuk i trajton nevojat ushqimore të qytetarëve, uria do të rikthehej dhe kjo do të ishte një dështim total i pushtetit.”
Lula e theksoi se, për një vend ku njerëzit po vuajnë nga uria, qeveritarët duhet të mbajnë përgjegjësi serioze dhe të kenë pasoja.
Ai kujtoi me emocione periudhën kur vetë kishte përjetuar urinë në rinisë e tij si metalpunues, duke shpërthyer në lot dhe treguar vështirësitë e asaj kohe.
/5pyetjet.al








