Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takon Përfaqësuesin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Gjatë takimit, Osmani theksoi rëndësinë e formimit të institucioneve demokratike dhe kërkoi ndërhyrjen ndërkombëtare për të ndalur arrestimet e padrejta të qytetarëve kosovarë nga Serbia.
Ajo u shpreh: “Institucionet tona duhet të funksionojnë me transparencë dhe demokraci për të arritur qëllimet e përbashkëta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalojë veprimet e paligjshme ndaj qytetarëve tanë.”
Autoritetet kosovare reaguan për arrestimet e fundit të qytetarëve gjatë kalimit në territorin e Serbisë.
/5pyetjet.al