Lirim Kastrati është lojtari i ri i Vllaznisë. Ky lajm është konfirmuar nga klubi shkodran, ku thuhet se palët kanë firmosur kontratën për një sezon, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër vit.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Lirim!”, shkruan klubi.








