-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku: Zjarrvënia e qëllimshme dënohet nga Kodi Penal

Kryesoret

Zjarri që ka rënë që ditën e djeshme në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, po mbahet nën kontroll nga Emergjencat Civile dhe dy bashkitë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila shprehet se një helikopter u ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve. Balluku thekson se zjarrvënia e qëllimshme dënohet nga Kodi Penal.

“Zjarri 🔥 që ka përfshirë prej dje një pyll pishash 🌲 që shtrihet mes #Patosit e #Mallakastrës, po kontrollohet nga Emergjencat Civile 🚒 në bashkëpunim me forcat e tjera nga dy bashkitë e përfshira.Tashmë dhe një helikopter 🚁 i ka ardhur në ndihmë trupave të ndodhura atje që nga dita e djeshme.Të gjithë po bëjnë maksimumin që këto sipërfaqe të mëdha të këtij pylli, që shtrihet mes #Lofkëndit e #Drenies, të mos dëmtohen më tej.
Zjarrvënia e qëllimshme dënohet nga Kodi Penal!”, shprehet Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit