Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu, duke e cilësuar sulmin si një tentativë për të minuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
Bardhi kërkon reagim urgjent nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të mbrojtur integritetin dhe pavarësinë e magjistratëve, ndërsa akuzon Ramën se me sulmet e tij “rrugaçërore” synon të intimiduar gjyqtarët që zbatojnë ligjin në mënyrë të pavarur.
Ai thekson se qeverisja e Ramës është karakterizuar nga sulme të përsëritura ndaj sistemit të drejtësisë dhe i bën thirrje institucioneve të mbrojnë shtetin e së drejtës.